Kronikë

‘Hodhi plehrat në kosh’, flet nëna e autorit të dyshuar të vrasjes në Pogradec: S’ka lidhje me krimin! Nuk ishim dakord për lidhjen me 52-vjeçaren

29 Korrik, 10:31| Përditesimi: 29 Korrik, 10:44

  • Share

1753703952_ilirjanselmanivrasjapogradec.jpg

Autori i dyshuar i vrasjes

Nëna e Ilirjan Selmanit, 31-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka mohuar përfshirjen e të birit në këtë ngjarje të rëndë. Në një komunikim me gazetarët jashtë mediave, ajo ka deklaruar se i biri nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Sipas nënës Sanie Selmani, i riu ka marrë plehrat nga dera dhe i ka hedhur në kosh. Ajo thotë se nuk ishin dakord as me lidhjen që i biri kishte krijuar me Kozeta Teçon, por gjithsesi e kishin pranuar dhe nuk i kishin kërkuar të ndahen.

“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shumë gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurur nga  zemra. Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, ka thënë ajo në një komunikim me gazetarët jashtë kamerave.


Lajmi kryesor:

Vrasja në Pogradec/ I riu e qëlloi disa herë më thikë të dashurën 52-vjeçare dhe më pas e dogji brenda në banesë! Të lidhur prej 3 vitesh, zbardhet dëshmia


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?