Negociatat mes Milanit dhe Manchester United për transferimin e Rasmus Hojlund kanë hyrë në fazën vendimtare. 'Djajtë e kuq' kanë dhënë miratimin për një huazim me të drejtë blerjeje, në mënyrë që sulmuesi danez të rikthejë formën pas një sezoni të vështirë në Premier League.
Pengesa kryesore mbetet vetë lojtari. 22-vjeçari nuk është ende i bindur për t’u larguar nga Anglia, pasi synon të tregojë vlerat e tij në elitën e futbollit anglez. Drejtori sportiv Igli Tare do të duhet të bindë Hojlundin për projektin e ri të Massimiliano Allegrit, i cili e ka shënjestruar si prioritet për repartin sulmues.
Milani mban të hapura pista të tjera si ajo e Dusan Vlahovic, ndërsa për Yunus Musah ka interes nga jashtë Italisë. Nëse në tavolinë vjen një ofertë rreth 30 milionë euro, 'Djalli' mund të pranojë shitjen, pavarësisht dëshirës së Allegrit për ta mbajtur.
Merkatoja është ende e hapur dhe situata pritet të marrë kthesa të reja në ditët në vijim.
Komente
