Mark Rutte

Holanda do të mbajë zgjedhjet e parakohshme në nëntor, partitë politike nisin sfidën të papërgatitur! Rutte nuk do të marrë pjesë

14 Korrik 2023, 13:31| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 13:35

  • Share

Pas vetëm një viti e gjysmë në pushtet, koalicioni qeveritar në Holandë, i udhëhequr nga kryeministri Mark Rutte, është shpërbërë për shkak të çështjeve të migracionit duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme me një rezultat të pasigurt për vendin dhe Evropën.

Zgjedhjet parlamentare në Holandë do të mbahen më 22 nëntor, ndërkohë që partitë politike po përgatitten për sfidën e papritur elektorale.

Mark Rutte, kryeministri më jetëgjatë i vendit, pas 13 vitesh në detyrë, njoftoi pak ditë më parë se do të tërhiqet nga politika.

Rutte konfirmoi rënien e qeverisë gjatë një konference për shtyp e, pas mbajtjes së një takimi urgjent të kabinetit. Ai tha se do t'ia dorëzonte dorëheqjen mbretit Willem-Alexander.

Koalicioni i Kryeministrit Rutte do të qëndrojë në pushtet si një qeveri e përkohshme derisa të formohet një administratë e re pas zgjedhjeve të reja, një proces i cili në peizazhin e përçarë politik holandez zakonisht zgjat me muaj.

Kërkesat për azil në Holandë u rritën me mbi një të tretën vitin e kaluar në mbi 47.000, dhe shifrat e qeverisë thanë në fillim të këtij viti se ata presin afërsisht 70.000 aplikime në 2023.

Rutte, 56 vjeç, është kryeministri më jetëgjatë i vendit dhe ka qenë në detyrë që nga viti 2010. Qeveria aktuale, e cila mori detyrën në janar 2022, është koalicioni i tij i katërt.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?