Holanda do t’i rihapë shkollat ndonëse rastet janë në rritje

4 Janar 2022, 01:01| Përditesimi: 4 Janar 2022, 01:03

  • Share

Procesi shkollor në Holandë do të nis ashtu siç edhe ishte planifikuar më parë, pas një pushimi më të gjatë se zakonisht për festat e fundvitit. Qeveria njoftoi të hënën se shkollat do të hapen megjithëse rastet me koronavirus janë rritur e sidomos ato me variantin Omicron.

Rikujtojmë se më 19 dhjetor Holanda kreu një izolim total në përballje të pandemisë, izolimi më ekstrem që është marë nga risku i variantit të ri Omicron. Dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike parashikoheshin të ishin të mbyllura deri në mes të janarit.

“Rihapja është e përgjegjshme. Derisa shkollat fillore dhe të mesme do të hapen më 9 janar, institucionet më të larta arsimore do të kufizohen në ligjërata online “për shkak të rritjes së infeksioneve në këto grupmosha”, tha ministri i arsmit në Holandë.

Të rinjtë e moshës 17-vjeçare e poshtë do të lejohen sërish të frekuentojnë ambientet ku zhvillohen aktivitetye fizike deri në orën 20:00 nga java e ardhshme ndërkohë që situata është gjithnjë nën vëzhgim. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Holandë njoftoi se rastet pozitive të koronavirusit po rriteshin, kryesisht për shkak se varianti më infektiv Omicron, është mbizotërues.

Rreth 14,623 njerëz rezultuan pozitivë të hënën, krahasuar me 11,440 një javë më parë, me shkallën mesatare të infeksionit në rritje për të gjashtën ditë me radhë, deklaroi instituti.

Sipas masave holandeze, vizitorët janë kufizuar në dy persona në të njëjtën kohë, ndërsa katër për familje ishin të lejuar gjatë fundjavës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Grupet e njerëzve jashtë janë të kufizuar në jo më shumë se dy, por nuk ka pasur asnjë ndalim për lëvizjen e njerëzve

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?