Politikë

Holanda dorëzohet për vizat pas refuzimit nga Brukseli: Do punojmë me Shqipërinë për zgjidhjen e dy problemeve

3 Korrik 2019, 14:39| Përditesimi: 3 Korrik 2019, 14:46

  • Share

Pas refuzimit nga Komisioni Europian të kërkesës për rikthimin e vizave për shqiptarët ka reaguar qeveria holandeze, e cila qëndrimin e ka përcjellë përmes ambasadores në Tiranë. Qeveria holandeze thekson se do të vijojë që të punojë me qeverinë shqiptare për të adresuar zgjedhjen e problemeve të azilit dhe krimit të organizuar.

"Në datën 1 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës ka marrë një përgjigje nga Komisioni Europian në lidhje me letër-kërkesën e dërguar në datën 31 Maj 2019. Në këtë letër, Komisioni ka dalë në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

Por gjithsesi, në letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar.

Sinjali që vjen nga letër-kërkesa vijon të jetë i rëndësishëm. Holanda do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Holandës mund të adresohen në mënyrë më efikase. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të mirë me palën Shqiptare dhe e shohim si thelbësore adresimin e këtyre çështjeve".

Komisioni Europian nuk pranoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Lajmi u konfirmua për Shqiptarja.com dhe Report Tv nga zëdhënësi i zyrës së BE-së në Tiranë. Komisioni Europian mësohet se është shprehur se pas vlerësimit të situatës aktuale, Shqipëria nuk plotësohen mekanizmat për pezullimin e vizave.

Komento

Komente

  • Toto: 03/07/2019 16:34

    Bla bla bla Lesh en tra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?