Holanda: F-16-të e parë do të dërgohen në Ukrainë këtë verë

12 Qershor, 15:57| Përditesimi: 12 Qershor, 16:00

  • Share

Holanda do të dorëzojë F-16-ët e parë në Ukrainë këtë verë, menjëherë pasi Danimarka dërgoi avionët luftarakë: tha ministri holandez i Mbrojtjes, Kaisa Ollongren , në një intervistë për European Pravda.

Pas dërgesave të para këtë verë, nënvizoi ministri, furnizimi i këtyre avionëve luftarakë do të jetë "një fluks i vazhdueshëm", "duke rritur numrin e tyre dhe duke forcuar Forcat Ajrore të Ukrainës".

"Nuk mund të jem specifik, por kjo është arsyeja pse them këtë verë. Kjo është rruga që po ecim. Danimarka do të jetë vendi i parë që do të sigurojë avionët. Dhe ne do të ndjekim Danimarkën, por është një përpjekje e përbashkët" theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulm ajror në shumë rajone, shpërthime edhe në Kiev


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?