Holanda i ka dhënë një leksion të pastër futbolli Belgjikës në ndeshjen e Ligës së Kombeve të vlefshme për grupin 4. ‘Tulipanët’ fituan 1-4 një ndeshje që u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Bergëijin. Në fraksionin e dytë një ‘dopietë’ e Depay dhe rrjeta e Dumfries shastisën bëlgët, të cilët golin e nderit e realizuan në shtesë me Batshuaji-n. Lajmi i keq përveç humbjes për Belgjikën ishte edhe dëmtimi i Lukaku-t, ndërsa vlen të theksohet se shumë nga futbollistët e kësaj skuadre ishin kundër ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Sakaq një befasi tjetër erdhi nga Franca atje ku kampionët e Botës u mposhtën 1-2 me përmbysje nga Danimarka. Benzema zhbllokoi i pari me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa ‘dopieta’ e Cournelias vulosi shifrat përfundimtare. Në këtë 90 minutësh përveç rezultatit ‘gjelat’ e Deschamps humbën Mbappe-n dhe Varane-n për shkak dëmtimi. Për t’u evidentuar edhe fakti që Eriksen në këtë ndeshje luajti si titullar me kombëtaren, ndërsa sfida tjetër e këtij ndërsa sfida tjetër e këtij grupi mes Kroacisë dhe Austrisë shkoi keq për ballkanasit të cilët u mundëm 0-3.