Foto ilustruese

Holanda mbështet eutanazinë për fëmijët nën 12 vjeç

14 Tetor 2020, 16:22| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 16:23

  • Share

Eutanazia bëhet e ligjshme në Holandë, për fëmijët me sëmundje të pashërueshme, të moshës një deri në 12 vjeç. Eutanazia është e drejta për përshpejtimin e vdekjes së një pacienti,  me sëmundje të pashërueshme në mënyrë të tillë për t’u dhënë fund dhimbjeve të tyre.

Ministri i Shëndetësisë së Holandës, Hugo de Jonge, tha se ndryshimi i rregullit do t’i parandalojnë “vuajtjet e disa fëmijëve të pashpresë.  Aktualisht, eutanazia në Holandë është e ligjshme për fëmijët mbi 12 vjeç, me pëlqimin e pacientit dhe të prindërve të tij. Plani për fëmijët një deri në 12 vjeç ka shkaktuar debate me muaj të tërë në koalicionin qeverisës - partitë e krishtera konservatore e kanë kundërshtuar fuqishëm atë.

Pas miratimit të planit nga qeveria, ministri de Jonge tha se do të hartojë rregullore të reja për eutanazinë. Studimi, ka treguar se pesë deri në 10 fëmijë në vit do të preken nga rregulli i ri.

Eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar janë të ligjshme në Holandë qysh në vitin 2002. Belgjika fqinje e ka ndjekur shembullin e saj disa muaj më vonë. Këto dy vende kanë qenë të parat në botë që e kanë legalizuar praktikën, megjithëse me masa shumë të rrepta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?