Pak ditë përpara nisjes së Euro 2024 në Gjermani (14 qershor), disa nga ekipet pjesëmarrëse kanë zhvilluar edhe testet gjenerale në prag të aventurës më të rëndësishme kontinentale. Holanda fitoi 4-0 kundër Islandës, ndërsa Polonia mundi 2-1 Turqinë.
Në Rotterdam "Tulipanët" e Koeman nuk e patën të vështirë t'i shënonin katër herë Islandës. Xavi Simons, van Dijk, Malen dhe Ueghorst shënuan për Holandën që dje mori një lajm të keq, mungesën e mesfushorit Frankie De Jong në Euro 2024 për shkak të dëmtimit.
Nga ana tjetër, në Varshavë Polonia fitoi 2-1 kundër Turqisë. Suiderski dhe Zaleuski shënuan për vendasit, ndërsa Yilmaz për turqit. Shqetësues për polakët dëmtimi i Robert Lewandowskit dhe dalja e tij nga fusha pas 32 minutave lojë, vetëm pak ditë para Euro 2024.