Nga sot Bashkimi Europian ka hapur kufijtë me vendet jashtë BE, por në listë mungon Shqipëria. Ambasada holandeze në Shqipëri ka publikuar një sqarim në lidhje me mundësitë e udhëtimeve për në Shqipëri.
Sipas ambasadës, Holanda ka ndjekur rekomandimin e BE-së, që sugjeron të hapen kufijtë me 14 vende jashtë BE-së, kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.
Në njoftimin në Facebook thuhet se Holanda vazhdon të ruajë nivelin “portokalli” të alarmit me Shqipërinë, që do të thotë se autoritetet holandeze nuk i këshillojnë udhëtimet drejt Shqipërisë, përveç rasteve të domosdoshme. Udhëtimet për pushime nuk konsiderohen të domosdoshme.
Nga Shqipëria drejt Holandës do të lejohen të udhëtojnë vetëm personat me pasaportë të BE-së, si dhe ata që kanë leje qëndrimi për në BE.
Udhëtimet për në Holandë mund të realizohen nëpërmjet linjave ajrore, nga Tirana drejt Vjenës, Beogradit e Athinës, të cilat i kanë hapur kufijtë edhe me Shqipërinë, edhe me Holandën. Ndërsa nëpërmjet Italisë mund të udhëtohet edhe me traget.
Për sa i përket rrugëve tokësore, Ambasada njofton se Shqipëria i ka kufijtë e hapur me disa vende, por këto vende mund të kenë kufizime me Holandën, ndaj udhëtarët këshillohen të bëjnë kujdes.
Po ashtu, udhëtarët që shkojnë nga Shqipëria në Holandë këshillohen që të vetizolohen për 2 javë, por ky rekomandim mund të ndryshojë në ditët e ardhshme.
Shum shum mire e Ben edhe ti keshilloj mos vij njeri Po ku kemi ambasada edhe organe qe ndikojne ne permiresimin e jetes te ketij populli mjeran. Me jemi jetimer te ketij globi pa te drejta si njerez te deskriminuar gjithmone edhe cfare zgjedhin rrugen e lehte sepse nuk na konsideojne njerez sepse Po te na jepnin te drejten te punonin vetem plehrat e politikes do ishin ketu asnje tjeternuk do rrinte. Keshtu qe mir te na Ben biles edhe te na I hear vizat fare sepse skemi nje organ qe na mbron nga asnje denim te lirive Apo te drejtave por e Kan mendjen te mbushim xhepat edhe diplomwcia per shqiptaret nuk egziston. Degjenerata me e madhe e ketij kombi eshte shtresa politike qe na ka terhequr edhe na terheq zvarre akoma si popull sepse na la injorant komplet na mesoj rrugen e bukur arme droge prostitution.
Përgjigju