Harta me shtetet e sigurta për turizëm

Holanda publikon listën e vendeve të sigurta për pushime gjatë pandemisë, lë jashtë Shqipërinë

15 Qershor 2020, 18:19| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 18:27

  • Share

Holanda ka publikuar ditën e sotme listën e vendeve ku mund të shkoni për pushime gjatë periudhës së koronavirusit duke e lënë Shqipërinë jashtë.

Nga 15 qershori, është e mundur të shkoni me pushime në shumë vende brenda Bashkimit Evropian (BE) ose zonës Shengen.

Përmes hartës, në shtetet me portokalli nuk rekomandohet të shkohet, në shtetet në ngjyrë të verdhë duhet të keni kujdes nga rreziqet. Vendet ku nuk rekomandohet fare udhëtimi është Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia.

Nëse shkoni, ju këshillohet urgjentisht të karantinoheni në shtëpinë tuaj  për 14 ditë kur të ktheheni në Hollandë. Danimarka pritet të mbajë të mbyllur kufijtë për turistët holandezë këtë verë. 

Vendet që konsiderohen më të sigurta janë: Belgjika, Bullgara, Gjermania, Estonia, Franca, Islanda, Italia, Kroacia, Letonia, Liechtenstein, Lituania, Luksemburg, Monaco, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Zvicra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?