Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kafene në qytetin lindor Ede në Holandë. Një burrë ka marrë peng të paktën katër persona (të gjithë punonjës) në kafenenë Petticoat në qytetin Ede, në Holandën lindore.
“Një kontingjent i madh policie ka rrethuar zonën në qendër të qytetit”, raportoi media holandeze.
Policia evakuoi rreth 150 banesa pranë lokalit, pasi personi kërcënoi se do të shpërthente eksploziv. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, e cila ndodhet jo shumë larg Arnhemit.
Më pas,kryebashkiaku i qytetit njoftoi se policia ka vënë në pranga një nga pengëmarrësit.
Policia liroi pengjet në faza të ndryshme pas një negociate të gjatë me pengmarrësin.
Sipas njoftimeve të policisë, nuk ka të dhëna se kjo ngjarje ka lidhje me motive terroriste. Shërbimet e trenave në zonën e prekur u anuluan.