Foto ilustruese

Holandë/ Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në Amsterdam! Kapen rreth 2 ton kokainë! Ja dënimi për shqiptarët e arrestuar  

30 Nëntor 2022, 14:29| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 17:09

  • Share

HOLANDË- Shtatë deri në dhjetë vite burg janë kërkuar nga prokuroria në Amsterdam, për katër shqiptarë dhe tre marokenë për formimin e një organizate kriminale. Sipas mediave të huaja, thuhet se ato kanë transportuar jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam. Policia zbuloi se sasia ishte e ndarë në katër pjesë dhe kishte vlerën rreth 150 milionë euro.

Hetuesit thanë se bëhet fjalë për një organizatë kriminale jashtëzakonisht ‘profesionale’, të cilët kanë tregtuar vazhdimisht kokainë shumë të pastër, dhe se kishin në dispozicion miliona euro.

‘Ngarkesa u zhvendos me furgona që udhëtonin në kolonë dhe ruhej nga njerëz të armatosur,” tha një nga prokurorët. Sipas prokurorisë grupi kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet për procesin e shpërndarjes.

7 të dyshuarit kryesorë dhe 5 të tjerë do të dalin në gjyq. Prokurorët supozojnë se të dyshuarit ruanin më shumë se një mijë kilogramë kokainë në apartamentet luksoze në Amsterdam dhe 200 kilogramë në një shtëpi me tarraca në Hagë. Në të gjitha shtëpitë kishte gjëra që janë të dobishme për përpunimin dhe transportin e kokainës. Përveç posedimit të drogës, prokurorët akuzojnë edhe disa të dyshuar për armëmbajtje dhe pastrim parash.

Sakaq theksohet se Flabio D., dhe Mohamed L. 34 vjeç pritet të dënohen me dhjetë vjet burg. Iliar El-H., 31 vjeç dhe Mustapha R., 39 vjeç pritet të dënohen me nëntë vite burg. Oficerët pretenduan tetë vite burg për Klajdi L.,21 vjeç dhe për Emiljano D., 29-vjeç , ndërsa shtatë vite burg për Florin P., 27 vjeç,.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ex: 30/11/2022 16:04

    o gazetar 2ton osw 2mije kg,jo 2mije ton se ja qr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?