Foto nga ngjarja

Bota

Holandë/ Vritet tek dera e shtëpisë avokati i një dëshmitari shtetëror

19 Shtator 2019, 10:07| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 10:13

  • Share

HOLANDË- Një avokat i një dëshmitari shtetëror është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam.

Derk Wiersum, 44 vjeç, ishte avokati i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të dhunshme të drogës, të cilët akuzohen për pesë vrasje midis 2015 dhe 2017.

Sipas BBC, avokatin e qëlloi një i dyshuar i veshur me kapuç, i cili pas vrasjes u largua me këmbë.

Shefi i policisë Erik Akerboom u shpreh: "Me këtë vrasje brutale është kapërcyer një kufiri, tani njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk janë më të sigurt".

Jan Struijs, pjesë e sindikatës së policisë NPB tha se krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin.  Ai tha se Hollanda ishte shndërruar në një "narko shtet".

 Ministri i Drejtësisë Ferd Grapperhaus e quajti vrasjen një sulm ndaj sundimit tonë të ligjit.

Gjatë vrasjes, bashkë me të ishin edhe dy fëmijët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?