Çantat me kokainë të gjetura brenda arkivoleve

Bota

Hollandë/ Polica gjen 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro brenda dy arkivoleve

17 Dhjetor 2024, 14:23| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 14:31

  • Share

Hollandë-Policia hollandeze ka sekuestruar 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro të fshehura brenda dy arkivoleve.

Sekuestrimi i kokainës u krye të premten (13 dhjetor) pas finalizimit të një operacioni i cili nisi pas arrestimit të një 30-vjeçari nga Roterdami.

Njësia Kombëtare e Ekspertizës dhe Operacioneve e Policisë holandeze tha në një deklaratë se i dyshuari “po ngiste një furgon me targa franceze në autostradën pranë Numansdorp dhe shfaqi sjellje të dyshimta."

Kur policia e pyeti se çfarë po trasportonte, 30 vjeçari tha se kishte dy trupa të pajetë në arkivole, por dokumentet e tij nuk përputheshin.

Pas verifikimeve në një agjenci funerale, u zbulua se arkivolet përmbanin çanta sportive me kokainë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?