Është shpallur në kërkim Artur Terziu, pronari i 'Bar Barons', që ndodhej brenda strukturës së katit të parë të pallatit, që u shemb në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Shumë qytetarë akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë. Nga rrënojat e këtij pallati është nxjerrë trupi i Nafije Rexhepit, 74-vjeç dhe të Xhuljeta Gjonajt.
Lajmi kryesor: