Foto nga pelerina

Hollywood kthehet pas në kohë...del në ankand pelerina e Supermenit

14 Dhjetor 2019, 17:19| Përditesimi: 14 Dhjetor 2019, 17:26

  • Share

Pelerina e parë e Supermenit dhe llulla e Bilbo Bagins, do të dalin në ankand javën e ardhshme dhe pritet të mbledhin 100 deri në 200 mijë dollarë.

Objektet skenike nga Supermani i Kristofer Reeve dhe trilogjia e Zotit të Unazave, do të dalin në shitje të hënën, bashkë me rreth 400 tituj të tjerë nga kinemaja në shtëpinë e “Ankandece Julien’s” në Los Angeles.

 “Është diçka shumë e rrallë që i ka mbijetuar filmit të parë Supermen, të 1978. Është një film shumë i dashur për të gjithë. Kristofer Reeve ishte i mrekullueshëm, nuk ka patur asnjë Supermen tjetër si ai. Pelerina mund të kapë një vlerë deri në gjysmë milioni dollarë”, është shprehur drejtuesi i ankandit.

Në anën tjetër, llulla e Bilbo Bagins, e shoqëronte Ian Holmin në “The Fellowship of the Ring” dhe sipas shtëpisë së ankandeve, është i vetmi objekt nga filmi në duart e koleksionistëve.

Bilbo e përdorte llullën për të nxjerrë tym në formë unazash.

Veç tyre në ankand do të jetë edhe koleksioni më i rëndësishëm i “Star Trek”, sipas organizatorëve që përfshin një xhaketë të veshur nga Kapiteni Kirk që mund të kapë vlerën e 100 mijë dollarëve.

Ndërkohë që të interesuarit mund të gjejnë në ankand edhe kujtime nga filma klasikë si Gone ëith the Wind, apo nga Jurassic park dhe Forrest Gump.

Foto nga pelerina

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?