Politikë

Holta Zaçaj drejt largimit nga Kushtetuesja, gara për pasuesin më 10 dhjetor! Gjykata e Lartë: Të deklarohet vakanca

7 Dhjetor 2024, 14:03| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 15:47

  • Share

Gjatë pranverës, Gjykata Kushtetuese duhet të përfshihet në një proces rifreskimi, i cili sapo ka nisur të prodhojë një debat politik dhe diplomatik.

E para që duhet të lërë detyrën, është kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj. Ajo u zgjodh gjyqtare Kushtetuese në janar të vitit 2023, por në përputhje me Kushtetutën, nuk do ta kryejë mandatin e saj të plotë 9-vjeçar, me qëllim që të ruhen balancat e institucioneve që emërojnë anëtarë në këtë gjykatë.

Gjykata e Lartë, e pyetur për këtë çështje, tha se referuar datës 10 mars 2025, si data e përfundimit të mandatit të gjyqtares Zaçaj, procedura për zëvendësimin e saj do të nisë 3 muaj përpara përfundimit të këtij mandati.

“Në vendimin e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj është përcaktuar zgjedhja e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese “me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese... njofton organin emërtesë për vendin vakant. Referuar këtij rregullimi ligjor, Gjykata Kushtetuese duhet të deklarojë mbarimin e mandatit të Znj. Holta Zaçaj jo më vonë se data 10.12.2024”.

Mirëpo deri më tani, Gjykata Kushtetuese nuk e ka informuar publikun për ndonjë hap drejt kësaj vendimmarrjeje duke lënë në dispozicion vetëm ditën e martë, si dita e fundit kur mund të përmbushet ky detyrim ligjor.

Nëse vetë gjyqtarja Zaçaj, apo Gjykata Kushtetuese në tërësi nuk do të kenë interpretime të ndryshme nga Gjykata e Lartë, pas datës 10 dhjetor do të hapet gara për një gjyqtar të ri Kushtetues.

Ndryshe nga Zaçaj, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Gjykata e Lartë do të ushtrojë një mandat të plotë 9-vjeçar.

SI.E./S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?