Homazhe për liderin e Hamasit që u vra nga sulmi me raketë, Khamenei udhëheq lutjet! Irani mbyll hapësirën ajrore

1 Gusht, 08:31| Përditesimi: 1 Gusht, 14:42

  • Share

IRAN- Rrugët e Teheranit u mbushën plot me qytetarë të cilët morën pjesë në homazhet e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh. Vetë lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ishte i pranishëm dhe u lut për të, ndërsa trupi pritet të varroset në Katar.

Homazhet nisën mëngjesin e sotëm, ndërsa turma zie që mbanin postera Haniyeh dhe flamuj palestinezë u mblodhën në Universitetin e Teheranit në qendër të qytetit.  Ndërkohë që Izraeli është përfshirë nga protesta të shumta nga familjet e pengjeve në Gaza dhe partitë opozitare. 

Irani ka njoftuar e hapësirës së tij ajrore deri në orën 5 të mëngjesit, sipas mediave izraelite. Analistët ushtarakë raportojnë se Teherani gjithashtu ka informuar kohët e fundit Katarin dhe Arabinë Saudite për qëllimin e tij për të kryer një sulm kundër Izraelit, duke kërkuar nga Doha dhe Riadi që të mos lejojnë shtetin hebre apo Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e tyre ajrore.

Ismail Haniyeh, një nga liderët kryesorë të Hamasit, u vra së bashku me një truprojat e tij në Iran. Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit për presidentin e ri iranian Masoud Pezeshkian. Po ashtu, Izraeli ka thënë se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, Hassan Nasralla, në një sulm në kryeqytetin libanez Bejrut. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 01/08/2024 13:00

    Lavdi heroit modern qe dha jeten per popullin e vet kunder entitetit me te forte ne bote i mbeshtetur nga shteti me kriminel e mafioz ne bote. Koha ndryshon e Palestina ka me pas shtetin e vet kurse ato te tjeret do te ken ate qe kan pas per 2500 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?