Nasho Jorgaqit i jepet lamtumira e fundit! Miq e kolegë rrëfejnë për veprën e dritëhijet: Si i përballoi sulmet në fund

26 Gusht 2022, 19:27| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 21:38

  • Share

Familjarë, akademikë, shkrimtarë, figura të njohura të kulturës e artit, më pak politikanë, i japin lamtumirën studiuesit Nasho Jorgaqi në Akademinë e Shkencave.

Studiues, prozator, poet, kritik, skenarist, Jorgaqi u shua në moshën 90-vjeçare, dhe i kaloi edhe vitet e fundit i zhytur në krijimtari.

“Përpos prozës, përkthimeve, skenarëve etj., me veprën e tij  shumëvëllimshme që bëri për figurën e Fan Nolit, do të ngelet në historinë e letërsisë shqipe si një figurë e shquar. Por, ai dha një ndihmesë të madhe edhe për figurat e Luftës Nacional Çlirimtare. Sa i përket periudhës së fundit, ai vijoi të shkruajë, madje të merrej edhe me letërsinë artistike dhe poezinë”, thotë shkrimtari Pandeli Koçi.

Dikush e ka njohjen të kahershme me të si student a koleg i tij, e dikush edhe miqësinë e gjatë.  Historiani ëllumb Xhufi rrëfen se krahas të tjerave Jorgaqi kaloi edhe sporvën e historisë letrare, dhe ishte njohës e lexues i mirë edhe i veprave të kolegëve, përfshirë studimet historike të akademikut. Dhe veçon krahas veprave autobiografike, studimit të letërsisë shqipe mes dy luftërave botërore edhe kontributin e tij në studimin e letërsisë arbëreshe, eseistikën etj.

“Unë prej viteve ‘1960 e kujtoj portretin e tij të pangatërrueshëm, një portret krejt i veçantë, hipur gjithmonë në biçikletë deri në ditët e fundit. Do t’i mungoj Tiranës, gjithë Shqipërisë dhe kulturës shqiptare profesor Nasho Jorgaqi”, rrëfen akademiku dhe historiani Pëllumb Xhufi.

Studiuesi Behar Gjoka është ndër ish-studentët e tij.

Ishte ndër proefesorët më të komunikueshëm. Nga më mendjehapurit, sa i përket pranimit të mendimit ndryshe dhe do të thoja ishim në atë situatën që imazhi që kishte ishte shumë i frikshëm, ndërsa marrëdhënia ishte shumë e mirë. Duhet parë si një figurë me shumë shenja dhe shumë kontribute që duhen parë brenda kontekstit të kohës. Ka disa tekste që mbeten, ka të tjerë që janë të diskutueshëm. Natyrisht kontributi i dhënë për Fan Nolin, për letërsinë e arbëresheve shtron rrugën se ku duhet të ecet më tej pavarësisht shumë faktorëve, politizimit  etj.”, thotë ai.

 Vitet e fundit, Jorgaqi u përball me të kaluarën, ku dokumentet zbuluan se kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

“Kam pasur një debat lidhur me Camajn vite më parë. Sepse mbronte idenë se ishte agjent. Dhe unë i gjendur në mëdyshje njerëzore e pyes : Nga e dini ju? Me siguri keni parë letrat, jeni pjesë etj. Pra, ai ishte pjesë e atij sistemi që shumicën e ktheu në spiun, që sigurimi verifikonte shumëçka tjetër dhe mënyra sesi është parë kjo pjesë, do thoja se është çështje e hapur për këdo që ka dëshmi të faktuara, jo hamendje. Në këtë këndvështrim do të thoja se ai e përjetoi me qetësi, shumëkush tjetër mund të kishte pasur shpërthime. Pati një reagim të tillë i vetëdijshëm që sistemi i diktaturës na kishte kthyer në kavje”, shprehet më tej Gjoka.

“Ai punonte, me punën e tij  ka kapërcyer vërejtjet që mund t’i bëhen bindjeve politike. Dhe sa I përket veprës së tij, mendoj se do lërë gjurmë në letërsinë shqipe. Përpos kësaj ai edhe për figurat që ne dikur nuk i pranonim, kritikoheshin, ai mbajti një qëndrim pozitiv, duke i pranuar dhe shkruar për ta. Pra ishte realist, edhe në diktaturë edhe për figurat që u anatemuan atë kohë. Dhe në thelb ai ishte atdhetar. Bëri biografinë e Qemal Stafës një nga figurat më të shquara të Luftës, përpos kësaj edhe artistikisht si krijues ka vlera. Do të mbetet një figurë e shquar për kontributin e tij në letërsinë shqipe”, shprehet më tej Koçi.

Studiuesit thonë se vepra duhet parë e ndarë, ndërsa ministrja e Arsimit, nuk ka dilema kur pyetet nëse do t’i vendosej emri i tij një shkolle a rruge.

“Patjetër që në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, apo ndonjë bashki tjetër ai e meriton edhe nderimin në këtë mënyrë”, shprehet ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

“Mjeshtër i Madh”, mbante  Çmimin e Republikës të shkallës së parë, Jorgaqi u përcoll prej Akademisë së Shkencave për në banesën e fundit në Sharrë.

“Shumë prej miqëve të tij që do të donin të ishin këtu sot, mungojnë për arsye fizike, edhe sepse ndodhen jashtë Tiranës. Por, ne si ASH jemi këtu me drejtues, anëtarë. Ndonëse ai nuk ishtenjë prej anëtarëe të Akademisë ishte gjithmonë i pranishëm në aktivitetet tona. Nderoi jo vetëm kulturën, letërsinë shqiptare por edhe shkencën e vendit tonë”, shton më tej Xhufi.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • S'dine: 27/08/2022 12:30

    Qenke I pa ditur fare o Dine. Gjynah!

    Përgjigju
  • Efkl: 27/08/2022 10:42

    RIP Dragoi

    Përgjigju
  • Ermira Dine: 27/08/2022 10:12

    I sherbeu vllavrasjen shqiptare! Një nga ata të ajkës së llumit komunist, që lüften e klasave e ngriti lart, si shumë prej intelektualëve që ndërtuan e legjitimuan shtetit terrorist shqiptar, në krijimtarinë e tyre! Më mirë te mos kishin lindur të tillë individë e turp që Akademia akoma vazhdon' te jetë ne anën e atyre, që ndërtuan diktaturën 46 vjecare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?