Kultura

Homazhe për ndarjen nga jeta të Margarita Xhepa/ Flloko: Do të mbetet e paharruar

4 Prill, 11:50| Përditesimi: 4 Prill, 12:10

  • Share

 

Ditën e sotme janë zhvilluar homazhet në nderim të aktores së njohur Margarita Xhepa që u nda nga jeta ditën e djeshme. Xhepa mbante titullin 'Nderi Kombit' dhe është njohur për shumë role të famshme në teatër dhe film. Mes shumë figurave publike, nga arti dhe politika për gazetarët ka folur dhe aktori i njohur Timo Flloko.

Flloko ka luajtur disa role me aktoren e ndjerë, edhe gjatë fjalës së tij thekson se ndan kujtime të rralla.

“Ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme me të. Do të mbetet e paharruar. Po të shihni në këtë homazh ka një vizitë një ardhje një trysni të njerëzve që duan të vijnë e ta nderojnë. Kam një kujtim të rrallë me të, një skenë të Hamletit me nënën. E kam të filmuar dhe e kam si kujtim të rrallë”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Margarita Xhepa! Ikona e kinematografisë përcillet në banesën e fundit! I biri tregon pengun: Donte të bënte edhe një film! 3 orë homazhe


H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?