Kronikë

Homazhet e demokratëve tek memoriali i Azem Hajdarit, Kreshnik Spahiu: Asnjëri prej tyre se ka njohur apo takuar! Këta dhe varrin po e keqpërdorin

12 Shtator 2021, 12:22| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 12:24

  • Share

Homazhet e demokratëve te memoriali i Azem Hajdarit, në të parin vit kur mungonte Sali Berisha  dhe familja e tij, por ishin vetëm disa drejtues të PD--së, Kreshnik Spahiu i ironizon duke kujtuar edhe ai shokun e tij të fakultetit.

Spahiu shkruan se asnjëri prej tyre në ceremoni nuk e ka takuar apo njohur Azem Hajdarin, teksa shton se ata edhe varrin po e keqpërdorin.

"Asnjë prej tyre s’e ka takuar dhe as nuk e ka njohur në jetë kurrë Azem Hajdarin.  Ky koment s’është cinizëm dhe as ironi por realitet, në ditën e shokut tim të fakultetit dhe mikut të idealeve që kurrë nuk i realizuam.

U vra i ndjeri për një parti, që u transformua në biznesin e dy familjeve mafioze.  Azem, u prehsh në paqe, se këta edhe varrin po ta keqpërdorin", shkruan në postimin e Kreshnik Spahiu.


Lajmi kryesor:

23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, 'Heroi i Demokracisë'! Rudina Hajdari i 'shigjeton' të gjithë ata që sot 'e nderojnë': E zvarritën vendin pafund, i shërbyen interesave të ngushta


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?