Duhet këmbëngulje për të prekur ëndrrat thoshte “Artistja e merituar”, Ganimet Vendresha…. Solistja e parë e baletit, e ndarë nga jeta mbrëmjen e së mërkurës në moshën 88-vjeçare, nderohet këtë të premte në “Operan” e saj, nga familjarë, miq, kolegë, të rinjtë e Shkollës së Baletit e gjigandët e artit vendas … si për të rrëfyer se krahas fluturimit në skenë, arriti të prekë dhe zemrat e atyre që e njohën.
Ndër të parat balerina shqiptare, Ganimetja debutoi si soliste në skenën e Filarmonisë që në moshën 16-vjeçare e më tej u diplomua në Moskë bashkë me Xhimil Simixhiun, i cili do të ishte më vonë, jo vetëm partneri i saj në skenë, por edhe në jetë.
Ganimet Vendresha, pas studimeve u kthye në Shqipër, duke u integruar në skenën e Operas në vitin 1956, ku do të ishte protagoniste e kryeveprave shqiptare e të huaja të baletit. Primabalerina, shënoi mbi 140 role, shumë syresh të pranishmit i kujtojnë në homazhe si performanca të papërsëritshme
Por teksa rriteshin vetë, e interpretonin edhe jashtë kufijve, Ganimeti dhe Xhemili, me të tjerë kolegë, vunë gurëthemelet e Shkollës së Koregorafisë, e si pedagogë trashëguan më të mirë e profesionit tek brezat që pasuan.
Duartrokitjet e përzemërta shoqëruan “Nderin e Kombit”, “Mjeshtren e madhe”, edhe për në banesën e fundit në Tufinë.