Aktorja Marjana Kondi bëri homazhe në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Ajo tha se u paraqit për homazhe 10 minuta para se të nisnin, ashtu sikurse kërkonte gjithmonë regjisori për t’u paraqitur në punë.
Duke e cilësuar si kolosin e artit shqiptar, Kondi tha se Anagnosti iku nga kjo botë me dinjitet.
“Lum ai që ikën me dinjitet. Profesor Anagnosti, kolosi i artit shqiptar. Kam qenë me fat që kam qenë mikja e tij. Gjithkush duhet të dijë një gjë që në këtë botë kur të shkosh duhet të shkosh me dinjitet. Mbaj mend korrektesën e tij, humorin e bukur që kishte. Sot duhet të vija 10 minuta përpara ashtu siç donte në set. Jam me fat, kam mësuar shumë nga ai. Ishte i mrekullueshëm. Ai do të prehet në botën e vërtetë me dinjitet.”, u shpreh Kondi.
Lajmi kryesor:
Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Regjisori do prehet në Vuno, arti e politika: Fellini shqiptar, ndërtoi karaktere legjendare! Sot zi kombëtare
Xh.D/I.M/ReportTv.al
