Kosova & Rajoni

Homazhet për babain e Hashim Thaçit/ I biri mban fjalimin emocionues: Në vend të babait tim, lamtumirën e fundit po e jep Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (VIDEO)

18 Mars, 13:03| Përditesimi: 18 Mars, 13:39

  • Share

Djali i Hashim Thaçit ka mbajtur një fjalim emocionues gjatë homazheve për gjyshin e tij, Haxhi Thaçi. Endriti Thaçi i falënderoi të gjithë për mbështjen në këtë kohë të vështirë, ndërsa shtoi se shpresa e gjyshit të tij për të takuar të birin, ish presidentin e Kosovës, ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjes.

“Faleminderit nga zemra për ngushëllimet për fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi, në emër të babit iu falënderoj për mbështetjen. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa ditë. Tri orë atë ditë, iu bënë një jetë. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin”, tha Endriti.

Ai përmendi faktin se të atin nuk e lejuan që të merrte pjesë në ceremoninë mortore, por shtoi se ë vend të tij ka ardhur e gjithë Kosovë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.   

“Ai iu mbijetoi të gjitha vuajtjeve, por këto 4 vite nuk i mbijetoi dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë. Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’i hedhë një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, shtoi ai. 

 


Lajmi kryesor:

Kosova e Shqipëria i japin lamtumirën Haxhi Thaçit! Mesazhi i ish-presidentit nga qelia: Nga Haga të them, babë mirupafshim në parajsë! (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?