Në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, u nderua këtë të hënë për herë të fundit Bejkush Birçe, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kombëtares, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin shqiptar dhe që ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare për shkak të një sëmundje. Të afërm, ish-futbollistë dhe trajnerë, presidentë klubesh dhe drejtues të federatës morën pjesë në ceremoni.
Në emisionin dedikuar Evropianit në Report TV, ‘Minuta Zero’, për ndarjen nga jeta të Birçes foli edhe ish-futbollisti i tij Andrea Marko.
“Një humbje e madhe për futbollin tonë. Një mik dhe njeri i mirë. Unë e kisha shumë mik dhe takoheshim nga liqeni kur dilnim. Diskutonim gjithmonë për futbollin. Rrinim bashkë se ishte një njeri i këndshëm dhe të gjithë e donin. Me këtë largim nga jeta të Bejkushit ka një lloj trishtimi te futbolli. Ka lënë një zbazëti,”-u shpreh Andrea Marko, ish-futbollist i kombëtares.
“Është ngë të paktit, në gjurmët e Loro Boriçit. Një njeri që gjithë jetën ia ka dedikuar futbollit. Në futbollin shqiptar ishte një burrë me ‘rr’ të madhe. Ndoshta i fundit i këtij karakteri,”-tha Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF
Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon. Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin. Krahas titujve të fituar me Partizanin e Dinamon, Birçe mori dhe titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, ndërsa është nderuar dhe me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të III, Urdhri “Ylli i Kuq” i klasit të II, medaljen e Artë për merita në fushën e sportit, është shpallur “Simbol i Vlerave Humane” dhe “Nderi i Sportit Shqiptar”.
RIP-rest on Peace!.. ngushëllime familjes!
PërgjigjuNUSHËLLIMET MË TË NDJERA PËR EDUKATORIN TON PROFESOR BEKUSH BIRÇEN. U PREFTË NË PAQE,I LEHTË DHEU I TOKËS NËNË PËR KËTË DJALË,PRIND DHE BURË.NGUSHËLLIMET TONA FAMILJES.
Përgjigju