Bota

Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij

9 Janar, 18:58| Përditesimi: 9 Janar, 19:26

  • Share

Homazhet për Jimmy Carter bënë bashkë këtë të enjte (9 janar) rivalë dhe ish-aleatë në politikën e SHBA-së.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump përshëndeti dhe shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij, Mike Pence ndërsa me Barack Obama, Trump mesa duket pati një bisedë mjaft miqësore. Në një moment Trump duket se i pëshpërti diçka në vesh Obamës, ndërsa ky i fundit qesh.

Pence u ul pas Trump, i cili ishte në rreshtin e dytë me ish-presidentët dhe zonjat e para, përfshirë ish-presidentin George W. Bush dhe Barack Obama. Biden dhe Harris ishin në rreshtin e parë.

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të nderohet me një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, përpara se të varroset në shtetin e tij të Xhorxhias. Carter ndërroi jetë më 29 dhjetor 2024 në moshën 100-vjeçare.Ai ishte ish-presidenti më jetëgjatë në historinë e Amerikës, duke i mbijetuar një tumori në vitin 2015 dhe një rënieje të rëndë në shtëpi në vitin 2019. 

Po ashtu Carter u quajt edhe ish-presidenti më modest: jo vetëm sepse u rikthye të jetonte në një fermë me dy dhoma gjumi, vlera e së cilës sot llogaritet 167 mijë dollarë, por sepse gjithmonë refuzoi të përfitonte financiarisht nga përvoja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk pranoi të hynte në bordet e drejtorëve të kompanive apo të mbante fjalime me pagesë, siç kishin bërë paraardhësit e tij. 

Xh.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?