Presidenti Ilir Meta në homazhet për Liri Belishovën

Kronikë

Homazhet për Liri Belishovën, Meta: Emblemë kryesore e rinisë antifashiste

25 Prill 2018, 20:35| Përditesimi: 25 Prill 2018, 20:41

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i pranishëm në homazhet në nderim të Liri Belishovës, komunistes së orëve të para, e cila do të vuante nga vetë regjimi që ngriti 36 vjet dënime dhe internime.

Në një status në Facebook, Meta shkruan se “dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin ç’njerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre!”

Me dhimbje të thellë nderova sot, një nga emblemat kryesore të rinisë antifashiste Liri Belishovën, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Edhe njëherë mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ, vajzë e një familje të shquar patriotike të Mallakastrës, me kontribute të spikatura për pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar. Dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin ç’njerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre! 

Ilir Meta, presidenti i Republikës

Liri Belishova u nda nga jeta ditën e hënë në moshën 92- vjeçare, ndërsa është përcjellë nga të afërm, miq, bashkëvuajtës dhe dashamirës sot në orën 14:00, për në varrezat e Sharrës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?