Pirro Vengu

Sociale

Homazhet te Katedralja 'Ngjallja e Krishtit', ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu nderon Kryepeshkopin Anastas

29 Janar, 16:55| Përditesimi: 29 Janar, 16:59

  • Share

1738166231_pirrovengu.jpg

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka mbajtur sot homazhe pranë trupit të Kryepeshkopit Anastas, i cili ndërroi jetë të shtunën më datë 25 janar. Pas homazheve në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, Vëngu shkruajti dhe përshtypjet e tij për Kryepeshkopit në librin e përjetimeve.

Homazhet për Kryepeshkopin vijojnë që prej ditës së djeshme në orën 16:00 kur trupi i Fortlumturisë së Tij erdhi ditën e djeshme nga Athina në rrugë tokësore.

Nesër pritet të mbahet ceremonia e varrimit të tij po në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, me praninë e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu dhe klerikë të lartë botërorë, si dhe politikanë të lartë të Greqisë dhe krerët e shtetit shqiptar. 


Lajmi kryesor:

Qindra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas, nesër ceremonia mortore! Drejtohet nga kreu botëror i ortodoksëve, Rama e Mitsotakis fjalim


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?