Ikja nga kjo jetë e artistit të njohur Agim Rada ka shkaktuar mjaft reagime nga miq e dashamirë të tij. Rada vdiq në një moshë relativiisht aktive për punë, 70 vjeç, çka është shoqëruar me dhumbje nga ata që e kanë njohur. Gazetari Mero Baze, botues i gazetës TemA, ka shkruar në facebook një homazh për Agim Radën, duke kutuar një nga veprat më të forta të artistit.
“Një mbasdite dhjetori një dekadë më parë më detyroi ta shoqëroja me makinë deri tek studio e tij për të fotografuar një "murale" të tij. Pamja ishte kjo. Ishte koncentruar gjithë neveria për atë që siç thoshte i kishte çuar dëm gjithë antikomunizmin e tij gjysmëshekullor. E fotografova dhe e botova të nesërmen në gazetë pasi përkonte dhe me kujtimin e Lëvizjes Dhjetorit.
‘Nuk ka komunist më të këqija se komunistët antikomunist’, ka thënë Haveli. Agim Rada e ka vizituar këtë. Dhe sot ka ikur vetëm trupi i tij. Shpirti ka mbetur kudo në qytet në skulpturat dhe vizatimet e tij”, shkruan Mero Baze.
Lajmi kryesor:
‘Njeri e artist i rrallë’, shuhet skulptori Agim Rada! Miqësia e shkuar me Ramën dhe dhimbja e miqve, Kabo: Na mbeti ‘Fishta’ u pa vendosur në qendër të Tiranës
M.Q./ReportTv.al