'Home Office' sfidon trafikantët! Nis fushatën për të penguar emigrantët shqiptarë, fotografia në rrjete sociale: Nëse vini ilegalisht, do ndaloheni ose dëboheni

28 Maj 2023, 21:13| Përditesimi: 29 Maj 2023, 16:34

  • Share

Për të hedhur poshtë tentativat e trafikantëve që përdorin internetin për të gjetur 'klientë' që paguajnë rreth 4 mijë paund për të shkuar në Britani, qeveria britanike ka nisur fushatë sensibilizuese për t’i dhënë mesazh të gjithë emigrantëve shqiptarë që futen përmes rrugëve ilegale. Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi paralajmëruese që targeton shqiptarët duke i thënë do të "përballen me ndalimin dhe dëbimin" nga Britania nëse guxojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme.

Qeveria tha se fushata që kanë nisur, duke filluar javën e ardhshme, do t'i "bëjë të qarta rreziqet" me të cilat përballen emigrantët që vijnë me gomone. Sipas Home Office, Shqipëria është një vend i sigurt dhe i begatë dhe shumë shtetas po udhëtojnë nëpër vende të shumta në mënyrë që të shkojnë në Britani, ku bëjnë edhe kërkesa për azil. Fushata pason një lëvizje të ngjashme të mediave sociale të nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar. Qeveria nuk e tregon sa do të shkojë kostoja e kësaj fushate në rrjete sociale.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick deklaroi se do të punojnë fort që njerëzit të mos bëjnë udhëtime të panevojshme e të rrezikshme.

Shqipëria është kombësia më e zakonshme që aplikon për azil në Britani. Këtë vit, deri në mars 2023 ka pasur 13,714 aplikime nga shtetas shqiptarë. Midis janarit dhe marsit, 1% e mbërritjeve me gomone ishin nga Shqipëria.

Jenrick tha: "Ne jemi të vendosur të ndalojmë gomone dhe fushata, e nisur në Shqipëri këtë javë, është vetëm një komponent i punës së Home Office në rrjedhën e sipërme për të ndihmuar në rrëzimin e miteve rreth udhëtimeve të paligjshme në Britani, për të shpjeguar realitetet dhe për të luftuar gënjeshtrat të shitur nga kontrabandistët e këqij që përfitojnë nga kjo tregti e ndyrë".

Fushata pason projektligjin e qeverisë për emigrimin e paligjshëm, i cili synon të kthejë emigrantët e paligjshëm në shtëpi ose t’i dërgojë në një vend të botës së tretë si Ruanda.

Ministrat gjithashtu shpresojnë se legjislacioni do të ulë koston ditore prej 5.5 milion paund për strehimin e emigrantëve. Projektligji është përballur me reagime nga figura publike dhe aktivistë të cilët argumentojnë se ai është edhe i pazbatueshëm dhe "moralisht i papranueshëm".

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 28/05/2023 22:16

    Te mire informosh njerezit ne vecanti shqiptaret per rreziqet qe u kanosen neper dete dhe oqeane per fat te keq eshte shume larg propogandes shantazhuese qe u behet shqiptareve! Jane popull i vuajtuar shqiptaret dhe dine shume mire te ndajn rrezikun nga e mira dhe dine ta mbrojn vet vetveten dhe pa propagandat (shantazhet) tuaja te "mire paguara"!Jemi popull shume punetor ,mikprites e bujar dhe na lendon shume politika raciste qe ushtroni ndaj nesh nuk na pershtatet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?