Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë është hakeruar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”. Ata kanë marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj faqes së parlamentit duke e njoftuar në rrjetin social ‘telegram’ përmes një mesazhi.
“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga hakerat.
Ndërkohë faqja e Kuvendit është e pa-aksesueshme për qytetarët. Kjo është hera e tretë që hakerat iranianë shigjetojnë faqet e institucioneve shqiptare, pas dy sulmeve në korrik e shtator të 2022, çka solli edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikën Islamike të Iranit.
Mendoj se prapa sulmeve qëndron gjithmonë MEK sepse që pas kontrolleve të policisë sonë në Manzë i ndërprenë postimet në Homeland Justice.
PërgjigjuEaglemobile.al Smip.al Edhe kto Jane jashte sherbimit
PërgjigjuRinis punen sektori "kibernetik" i regjimit kriminal ramist, , i fut nje "hakerim" e ndoshta do gjeneroje ndonje fushate per te nderhyre ne te dhenat tona personale gjoja si per te na mbrojtur nga sulmet qe bejne vete. Plehra.
PërgjigjuTe dale tani Rama e te mburret per sigurine kibernetike or teeeejjjjj
Përgjigju