Politikë
Top 24

Protesta, ministri i Merkel 'shuplakë' opozitës: Dhuna e përdorur nuk është aspak e tolerueshme

14 Maj 2019, 11:55| Përditesimi: 14 Maj 2019, 13:24

  • Share

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman, Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth. Në fokus të këtij takimi ecuria e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave.

Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor. “Shqipëria ka avancuar shumë në rrugën e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”, u shpreh Ministri Roth.

Në fund të këtij takimi, Roth publikoi në Twitter, foton me Cakajn, ku pati edhe një koment për protestën e opozitës.

“Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rëndësishëm).Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit e opozitës .Një mesazh shumë i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme", shkruan Roth. 


Postimi në twitter i Roth

Cakaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, në kuadër të ruajtjes dhe konsolidimit të një komunikimi intensiv me autoritetet gjermane për procesin e integrimit. 

Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian. Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka mbërritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e ​komisionit.

 

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?