Hoqën dorë nga fama, ekrani apo skena? Personazhet që kanë ndryshuar profesionet e tyre

31 Maj 2023, 11:48| Përditesimi: 31 Maj 2023, 11:53

  • Share

Shpesh ndodh të hasemi me emra të njohur të skenës e ekranit të cilët kane shkëlqyer në periudha të ndryshme e të pyesim veten “Po tani me çfarë po merren ata”?. Disa e kane mbajtur fort famën duke mos hequr dorë prej saj edhe pse kohët kanë ndryshuar dhe pothuajse ne çdo lloj profesioni gjërat nuk janë më njësoj.

Ndersa disa të tjerë kanë zgjedhur të shkëputen plotësisht ose të bëjnë profesione të tjera të cilat i kanë dhënë tjetër drejtim jetës së tyre.

Mbrëmë në “Esencë” ndanë momentet e bukura të shkëlqimit të skenës e ekranit tre të ftuar. Joana Smakaj, një ndër vajzat më të bukura e cila karrierën e saj e nisi në kompeticione e bukurisë e më pas me muzikë. Joana rrëfen se prej shtatë vitesh ka zyrën e saj të noterisë ku ushtron kështu edhe profesinin e saj.

“Muzika ka qënë një pasion i imi, më mungon shume skena dhe ndoshta ndonjëherë do t’I rikthehem sërish, por qetësinë dhe kohën pë familjen dhe fëmijët ma jep puna që bëj aktualisht. Çdo faze ka prioritetet e veta, ndaj unë kam zgjedhur të bëj një punë që më lejon ti qëndrojë afër familjes sime”- tregon ajo.

Ishte viti 1998 viti kur “The Dreams” shperthyen. “Ishin vitet e diskotekave – tregon Sony, ish pjestar I ketij grupi I cili bëri për vete rininë në atë kohë. “The Dreams u ndanë për shumë arsye, por kjo nuk do të thotë që në një të ardhme nuk do të ketë një ribashkim tonin”

Eksperiencën e saj ndau edhe psikologia Rudina Koromani. Zëri I saj të kujton edicionet informative sapo e dëgjon, dhe jo rastësisht pasi Rudina për më shumë se një dekadë ka qëne spikere e edicioneve informative të disa prej televizioneve ne atë kohë. Sot ajo është psikologe e dashuruar me profesionin e saj.

“E lash ekranin në kohën që do të me ktheheshin frytet e një pune të gjatë, do ti rikthehesha vetëm nëse do të bëja një format ku do ti ndërthurja të dyja bashkë, psikologjinë dhe gazetarinë”

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?