Autoritetet iraniane kanë ndaluar punën e 12 aktoreve të filmave për shkak të mosrespektimit të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike, i cili përfshin hixhabet e detyrueshme, tha Ministri i Kulturës më 25 Tetor.
“Ata që nuk ndjekin ligjin, nuk do të lejohen të punojnë”, u tha gazetarëve Ministri i Kulturës dhe Udhëzimit Islamik të Iranit, Mohammad Mehdi Esmaili, pas takimit javor të kabinetit., raporton agjencia e lajmeve iraniane The Hindu.
Më 24 tetor, media iraniane raportoi se shumica e aktoreve u zbuluan se po shkelnin ligjin e hixhabit mes tyre Taraneh Alidoosti, Katayoun Riahi dhe Fatemeh Motamed-Aria, ku u njoftua se ato "nuk do të lejohen të luajnë role në filma”.
Alidoosti dhe Riahi ishin ndër figurat publike që u arrestuan për pak kohë gjatë protestave të vitit të kaluar për vdekjen në paraburgim të kurdit iranian 22-vjeçar Mahsa Amini. Irani ka rritur masat gjatë muajve të fundit kundër grave dhe bizneseve që shkelin rregullat e hixhabit. Në shtator, ligjvënësit votuan në favor të ashpërsimit të dënimeve, të cilat përfshijnë dënime me burg deri në 10 vjet, për gratë që shkelin kodin e veshjes.