Sulmuesi Lorenzo Lucca

Sport

Hoqi dorë nga Nunez, Napoli blen shtatlartin italian të Udinese-s! Mbi 100 mln € të shpenzuara në merkato

16 Korrik, 12:20| Përditesimi: 16 Korrik, 12:24

  • Share

Lorenzo Lucca mund të konsiderohet sulmuesi i ri i Napolit. Kampionët e Seria A hoqën dorë nga Darëin Nunez, pasi Liverpool kërkonte 60 milionë euro dhe kompletuan transferimin e shtatlartit italian. Marrëveshja me Udinese-n është arritur për 35 milionë euro, teksa 9 do të paguhen për huazimin dhe 26 të tjera për blerjen përfundimtare. Dy klubet po përcaktojnë detajet e fundit në lidhje me këstet e pagesës.

Napoli ndërkohë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, teksa më herët ka siguruar shërbimet e Noa Lang nga PSV për 30 milionë euro, Sam Buekema nga Bologna për 33 milionë euro si dhe Kevin de Bruyne me parametra zero.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?