48-vjeçari hedh në det flamurin turk

Hoqi flamurin turk, shqiptari bëhet 'hero' nga mediat greke: Patriot i vërtetë, po e mbështesin masivisht

18 Gusht 2022, 18:45| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 19:13

  • Share

Media greke ‘Protothema’ i ka kushtuar një artikull ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në Durrës, 48-vjeçari Shpetim Sefa hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi në det. “

'Protothema' shkruan se Sefa ka marrë mbështetje nga pjesa më e madhe e qytetarëve, të cilët e kanë cilësuar atë si një “patriot” të vërtetë. Media greke shkruan se në kullën e vrojtimit ishte edhe flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës, teksa 48-vjeçari ka marrë flamurin grek dhe më pas e ka hedhur në det.

48-vjeçari Shpetim Sefa pak ditë më parë hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi atë në det. Më pas ai publikoi në rrjetin e tij social videon ku dukej duke hedhur falmurin në det, çka solli edhe reagimin e autoriteteve. Sefa u arrestua për nxitje të urrejtjes dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Në kullat e vrojtimit, vetë pronarët që paguajnë për hapësirat publike në plazh vendosin flamuj të shteteve të ndryshme sipas dëshirës. Megjithatë flamuri turk pranë Shqipërisë dhe Kosovës duket se nuk i ka pëlqyer pushuesit, i cili është ngjitur për ta hequr.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tan: 19/08/2022 08:54

    edhe flamurin e fashistave italian e nazistave gjerman duhet me i hedh ne plehra

    Përgjigju
  • Den: 19/08/2022 06:21

    Po te kish hedhur flamurin grek do shkruanin mediat greke per patriotizem? Si do qofte ai mire beri qe e hoqi flamurin sepse ne shqiperi duhet te valvitet vetem flamuri shqipetar dhe asnje tjeter ,qofte dhe kosovar Skandaloz arrestimi i rij,as tek Putin nuk ndodh kjo

    Përgjigju
  • Iris: 19/08/2022 02:00

    Fatin e flamurit turk mund t'a kishte pesuar dhe ai grek,po te kishte qene aty.Ndjenjat si per turqit,si per greket i kemi njelloj ne shqipot.Keshtu qe mediat greke nuk duhet te gezohen e te flasin para kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?