Ivica Daçiç

Hoqën tabelën me foton e Vuçiç në Zveçan, reagon Daçiç: Kurti ka një milion ide për të theksuar diçka që nuk e ka

25 Janar, 14:26| Përditesimi: 26 Janar, 01:50

  • Share

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke komentuar veprimet e qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se Kurti do të ketë një milion ide për të vërtetuar se ka diçka që në fakt nuk e ka, e cila është shtetësia. Ai ka komentuar veprimet e fundit në Zveçan, ku u hoqën tabelën në të cilën shfaqej Presidenti serb, Alekandër Vuçiç. Ai ka lënë të nënkuptohej se ''edhe në fletëvotime kanë shkruar Republika e Kosovës për të vërtetuar se kanë shtet"

“Kurti do të ketë një milion ide për të theksuar diçka që nuk e ka e që është shtetësia. Ideja e tij është të kalojë në përshkallëzime të reja. Edhe në fletëvotime kanë shkruar Republika e Kosovës për të vërtetuar se kanë shtet. Problemi është se bashkësia ndërkombëtare e toleron këtë dhe thotë se nuk mund t’i bëjnë presion Kurtit. Epo, ata nuk mund të bëjnë asgjë”, tha Daçiçi në një intervistë në TV Pink.

Daçiç gjithashtu ka pretenduar se situata në lidhje me Kosovën është e turbullt, si dhe se duhet të kenë një politikë shtetërore që do të bazohet në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

“Ne kemi nevojë për një politikë të mençur që do të bazohet në faktin se ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk “do të lejojmë” anëtarësimin e saj në OKB, dhe në anën tjetër të kemi një politikë të mençur për t’i arritur të gjitha këto pa dëmtuar interesat kombëtare dhe unë mendoj se kjo është politika që do të udhëheqë qeveria jonë e ardhshme”, tha Daçiç.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?