Foto ilustruese

Horoskopi

Horoskopi 2023 për ata që duan të udhëtojnë, një destinacion për çdo shenjë

31 Dhjetor 2022, 20:44| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 20:47

  • Share

Me afrimin e vitit 2023, ekspertët e udhëtimeve italian kanë treguar destinacionin perfekt për secilën shenjë të zodiakut, duke krijuar Horoskopin e Udhëtimit për 2023 . Duke u mbështeturte studimi i yjeve, janë identifikuar destinacionet perfekte për udhëtimin e radhës në një kamping, sipas karakteristikave të veçanta dhe unike të secilës prej 12 shenjave të zodiakut. Duhet të keni diçka parasysh, shumica e destinacioeve i përkasin italisë, sepse është bërë nga ekspertët iatalian.

Dashi është lidhur me Ishujt Kanarie , të cilët ofrojnë një parajsë natyrore të lë pa frymë mes plazheve të pafundme dhe vullkaneve imponuese, ndërsa për demin është zgjedhur një destinacion brenda kufijve italianë, pikërisht Valpolicella, me hapësirat e saj gjelbërimi dhe të shkëlqyera, specialitete ushqimore dhe vere. Nga ana tjetër, binjakët duhet të nisen për në Holandë dhe të zbulojnë bukuritë eqyteteve si Amsterdami, ndërsa Lugina e Itrias me truallin shumë të dashur pulian sugjerohet si destinacion për gaforren.

Kryeqyteti i shkëlqyer i Italisë është lidhur me shenjën e luanit, ndërsa për virgjëreshën është koha për të organizuar një udhëtim për të eksploruar territoret zvicerane. Për shenjën e Peshores, këshilla është që të shkojnë rreth Toskanës në një kamping, një tokë e pasur me art dhe bukuri të njohur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa akrepi duhet të niset drejt lindjes dhe të ndalojë në qytetin e Pragës, me sharmin e saj.

Një tjetër destinacion jashtë kufijve të Italisë është ai i përzgjedhur për Shigjetarin, i cili duhet ta mendojë Ballkanin si udhëtimin e parë të vitit 2023 dhe të vizitojë vende spektakolare dhe më pak të njohura, ndërsa të zhvendoset në Francë për të ndjekur Bricjapin, destinacioni ideal, toka e shkëmbinjve dhe mureve të mrekullueshme mesjetare. Dy destinacione italiane u dedikohen dy shenjave të fundit të horoskopit: Tiroli i Jugut për Ujorin, me peizazhet e tij malore dhe Sardenja për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve, e cila në vend të kësaj ofron resorte të mrekullueshme bregdetare.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?