Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Aftësitë e tua të komunikimit janë aq të forta si kurrë më parë, kështu që gjasat janë që gjërat të arrini t’i përmbushni me sukses. Jini të sinqertë dhe të hapur me bashkëpunëtorët tuaj, sepse vetëm kështu do të arrini të përmbushni qëllimet tuaja.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Të mërkurën gjendja emocionale mund të ketë luhatje dhe nëse reagoni në mënyrë të gabuar mund të pendoheni më vonë. Në vendin e punës mund të ketë disa mosmarrëveshje të vogla, të cilat duhet t’i trajtoni me qetësi.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Kjo është një kohë shumë emocionuese për ju, plot mundësi të reja, veçanërisht në fushën e udhëtimit. Filloni të planifikoni këtë udhëtim të mërkurën. Sa i përket aspektit profesional, ka ardhur koha që t’i lini pak pas dore angazhimet.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Papritmas, të gjithë duket se jua mbyllin dyert në punë. Por vërini një kapak paranojës tuaj. Çështjet në jetën tuaj personale janë nën kontroll dhe jeni më i vetëdijshëm për sjelljen e njerëzve të tjerë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Një mik i cili ka fituar shumë autoritet profesional po fillon ta nxjerrë në pah dëshirën për të rënë në sy. Nëse kjo ju shqetëson, thuajani hapur mendimin tuaj. Ka një vend për hierarkitë, por sigurisht jo mes një grupi miqsh.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Nëse keni ende atë ndjenjë të pakëndshme për punën tuaj, atëherë është koha të mendoni për situatën me logjikë të ftohtë. Hiqni të gjithë frikën dhe dyshimet dhe tregohuni objektivë. Sapo ta bëni këtë, do të shihni se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Mundohuni të gjeni dikë me të cilin të ndani të gjitha emocionet tuaja. Gjatë kësaj rruge ju do të jeni në gjendje të organizoni mendimet tuaja dhe të merrni disa vendime të vlefshme për një çështje që ju ka mërzitur kohët e fundit.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Ndonjëherë pasiguria mund të jetë emocionuese dhe jo aq e frikshme. Nëse mund ta shihni këtë situatë misterioze në mënyrën e duhur, mund ta kaloni rrezikun me sukses. Kjo vlen edhe në dashuri.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Të mërkurën mund të krijoni një raport interesant i cili me kalimin e kohës do të bëhet edhe më i këndshëm. Sa i përket një investimi tregoni guxim dhe të ardhurat nuk do të mungojnë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Disa projekte mund të dëmtohen që në nisje nëse nuk jeni të kujdesshëm. Komunikimi ndërmjet jush dhe njerëzve tuaj ka qenë i çrregullt, dhe sjellja e dikujt po ju bën të mendoni me të drejtë se premtimi nuk do të mbahet.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Në marrëdhëniet ndërpersonale, pritshmëritë e mëdha mund t’ju zhgënjejnë të mërkurën. Pra, bëni maksimumin që të përqendroheni në të tashmen teksa hyni në një partneritet të ri. Nëse bëhet fjalë për një çështje romantike, mos merrni asnjë vendim.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Ka shumë lëvizje rreth jush, dhe ajo që dëshironi mund të vijë tek ju vetë, nëse jeni të durueshëm. Ju nuk duhet gjithmonë të jeni ndjekës. Në punë mos u zhgënjeni nëse hasni në pengesa. Gjithçka është e kalueshme.