28-vjeçarja shqiptare e vrarë nga i ati

Kronikë

Horrori në Greqi/ Babai vrau të bijën, nëna: Hetoni nëse është përdhunuar para vrasjes

6 Janar 2019, 09:58| Përditesimi: 6 Janar 2019, 10:41

  • Share

Vazhdojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të Korfuzit, ku një baba shqiptar vrau dhe varrosi në oborrin pas shtëpisë vajzën e tij 28-vjeçare, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani.

Mamaja e 28-vjeçares, Xhezmije Hoxhallari, ka kërkuar një ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor për të hetuar nëse para vrasjes e bija është abuzuar seksualisht. Kërkesa e mamasë i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj.

28-vjeçarja Anxhela Petro humbi jetën pasi u qëllua shtatë herë në kokë me një hekur nga i ati i saj. Në seancën e parë në gjyq, Aleko pranoi krimin duke kërkuar një dënim shembullor për vrasjen e të bijës.

Për më shumë detaje lidhur me vrasjen e 28-vjeçares nga i ati (LEXO KËTU) dhe (KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?