Foto Ilustruese

Drejt Punës

Hoteleri-turizmi, 80% e të rinjve punësohen 6 muaj pas shkollimit

11 Qershor 2018, 13:41| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 13:46

  • Share

Rritja e cilësisë në shërbimet e turizmit është e lidhur ngushtë me punësimin e të rinjve që përgatiten në këto shkolla, të cilat janë një garanci për zhvillimin e turizmit.

Zëvendës-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Danja Sorensen në një takim të zhvilluar në një nga komplekset turistike në Durrës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, shpjegoi rolin e madh që ka sektori i turizmit në punësimin e të rinjve. Sorensen tha se në vitin 2017, në këtë sektor u punësuan mbi 42 mijë qytetarë, shifër kjo me një rritje vjetore prej 20%.

Por zv-ministrja bëri të ditur se që sektori i turizmit të arrijë në potencialin e tij ka nevojë mbi të gjtha për një forcë pune të kualifikuar.
Sipas saj, nga anketa e nevojave për aftësi e bizneseve ka dalë se sektori i turizmit është sektori ku hendeku i aftësive është më i madhi në vend.

Aktualisht në Shqipëri ka 11 shkolla të arsimit profesional që ofrojnë programe të fushës së hoteleri-turizmit. Janë 2800 të rinj e të reja që studiojnë në shkollat e arsimit profesional.

Danja Sorensen

Ajo inkurajoi të rinjtë t’i drejtohen arsimit profesional.

66% e të rinjve që mbarojnë arsimin e mesëm profesional punësohen 6 muaj deri në një vit pas diplomimit. Në sektorin e hoteleri-turizmit, 80% e të rinjve që përfundojnë shkollën punësohen brenda 6 muajve nga momenti i diplomimit./ata

Danja Sorensen

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?