VLORË- Hotelet dhe restorantet në Vlorë po kërkojnë të rekrutojnë punëtorë të huaj. Kreu i operatorëve turistikë, Vasil Bedinaj deklaroi se i kanë shkruar kryeministrit Edi Rama për krijimin e kushteve të përshtatshme në mënyrë që të vijnë punonjës hotelerie nga jashtë vendit.
"Ne bëjmë shumë sondazhe dhe notën negative e marrim tek shërbimi. Kjo do të thotë se kemi nevojë për punonjës të kualifikuar", tha ai.
Sipas tij, pavarësisht bashkëpunimit me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj.
"Nëse nuk marrim masat për të rritur cilësinë e shërbimit do shkojmë në kolaps ndaj kemi kërkuar lehtësira për mbërritjen e punëtorëve nga jashtë vendit", theksoi Bedinaj.
Ky sezon edhe pse ishte parashikuar shumë i vështirë për shkak të pandemisë, duket se nuk ka qenë i tillë. Gjatë muajtit korrik dhe gusht numri i turistëve ka qenë i lartë. Por edhe prenotimet vazhdojnë edhe për shtatorin.
"Të jemi realist numri i turistëve i kaloi pritshmëritë tona. E kishim llogaritur në masën 40 për qind por shkoi në 50 për qind të numrit të turistëve që kishim një vit më parë. Me rritje më të madhe në korrik dhe gusht", tha ai.
Rolin kryesor e kanë luajtur shqiptarët e Kosovës të cilët populluan masivisht bregdetin shqiptar. "Kemi pasur bashkëatdhetarët tanë të Kosovës dhe e ndjej veten borxhli ndaj qytetarëve të Kosovës se na kanë ndihmuar në këtë sezon", u shpreh Bedinaj.
Vetëm gjatë muajit gusht kanë hyrë nga dogana e Morinës mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës.
E KEQJA E SHQIPTARIT ËSHTË KJO QË NËNQMOJM VETEN TON KUJTOJM SE TË HUAJT JAN MA TË MIRE SE NE. E KENA PAS GJITHMON KËT TË MET. SHQIPTARET JAN TË AFTË PËR GJITHQKA E THEM ME PLOT SIGURI KAM SHËTIT DHE JETUAR NË EUOROPE E NJOF MIRE EUROPEN
PërgjigjuNUK ËSHTË E VERTETË QË TË HAUJT JAN MA TË KUALIFIKUAR SE DJEMT DHE VAJZAT SHQIPTARE. NË ITALI DJEMT ITALIAN DHE VAJZAT JAN SHUMË TË PA EDUKAT JAN EDHE TË PADITUR.
Përgjigjuca thu o bisha do i marresh nga jashte ti paguash 2500 euro se kto qe kemi i paguajme me 200 euro po nuk punojne si duhet
PërgjigjuAS JASHTA NUK I MERR 2.500 EURO, E SHUMTA 1.500 1.800 EURO NETO NE MUAJ. E JO 2.500 SA THUA TI.
Prandaj ua kemi leshuar cdo cep te bregdetit, per te punesuar "Shqiptaret" e Afrikes dhr Azise?.Na leshoni bregdetin, pastaj punesoni ke te doni dhe ne djall te veni.Kerkoni skllever dhe jo punetore, nga keqtrajtimi dhe lodhja e tepert punetori vjen nje here dhe nuk kthehet perseri.
PërgjigjuJu po kerkoni skllever se per puntori spo i paguani ato qe keni as 30000 lek e tua lyp rrini tere diten. Cmimet te kapet turqia me lire dhe deti eshte me i paster. gjithsesi bravo se e keni bllokuar detin per shqiptaret.
PërgjigjuKy vasili eshte lapanjos burr.. ngacmon femrat tek hoteli i tij edhe kur jan te shoqeruara ..eshte njeri me moral shum te ulet ..
PërgjigjuNDERTONI NE VLORE E KUDO NE SHQIPERI HOTELE TE BUKURA ME DISTANCE NGA NJERI-TJETRI 40 M,,ME PARKING MBRAPA DHE PISHINA PARA,,,DHE PUNESONI SHQIPTARET ,,,KEMI SHUME TE PAPUNE NEVE KETU ,,,C'FARE BENI JUVE NE VLORE A JENI NE VETE,,,SI TE LEME SHQIPTARET TANE PA PUNE,,,DHE TE PUNESOJME TE HUAJ ,KJO ESHTE SHUME E ULET....
PërgjigjuEshte shume e vertet, ne Himare dhe Vlore rroga 700 mij lek ne muaj per pastruse e nuk gjejne dot. Kamariere, banakier apo picajol me 1 milion lek ne muaj nuk gjen. Shqiptaret jane bere dembela, kush ankohet per papunesi duhet rrahur 3 her ne dit.
PërgjigjuPuno ti me familje more njeri, dhe ja ku i bere 5 milion ne muaj.As kaq nuk te mjaftojne?, Nese i merr kaq besoj qe ankohesh kot.