Të gjitha bizneset që kanë pranuar të deklarojnë shfrytëzimin e 65% të totalit të kapaciteteve akomoduese për pushuesit, caktuar nga qeveria, nga sot deri në 30 shtator, nuk do të kenë kontrolle tatimore.
Pra një hotel me 100 dhoma, nuk mund të deklarojë shfrytëzim më të ulët se për 65 dhoma në muaj. Report Tv mëson se këtë përcaktim e kanë pranuar rreth 1 mijë hotele.
Referenca e shfrytëzimit nga qeveria për hotelet, resortet dhe strukturat akomoduese erdhi si një masë për të frenuar fenomenin e mosdeklarimin real numrit të pushuesve dhe të dhomave të shfrytëzuara.
Për fazën e dytë sezonale, nga tetori deri në 30 prill, norma e shfrytëzimit për strukturat është 30% e totalit.
Komente
