Sikundër ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në tetor të vitit 2023 se do tu caktohet një referencë strukturave akomoduese pasi nuk deklarojnë numrin real të pushuesve dhe shfrytëzimin real të dhomave, qeveria miratoi këtë të mërkurë referencat për to.
Bujtinat, motelet, hotelet, resortet, strukturat e trashëgimisë kulturore, blloqet e apartamenteve apo hotelet e shpërndara, kanë një limit minimal shfrytëzimi.
Sipas vendimit të qeverisë, periudha e shfrytëzimit është e ndarë në dy faza sezonale, përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti.
Nga data 1 maj deri më datë 30 shtator niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është 65% e kapacitetit total të saj, pra nën këtë shifër nuk mund të deklarojë shfrytëzim. Pra një hotel me 100 dhoma, nuk mund të deklarojë shfrytëzim më të ulët se për 65 dhoma në muaj. Nga data 1 maj deri më datë 30 shtator niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është 65% e kapacitetit total të saj,
“Ky nivel llogaritet duke marrë në konsideratë numrin e përgjithshëm të dhomave të shfrytëzuara përgjatë periudhës së shfrytëzimit në raport me kapacitetin e plotë të strukturës akomoduese gjatë kësaj periudhe”, thuhet në vendim.
Ky kufizim ishte i përcaktuar në ligjin për turizmin, në pikën 7 të nenit 64 të tij, ku u vendos që do të ishte Këshilli i Ministrave që do të caktonte niveli minimal të shfrytëzimit.
Ky kufizim, vjen për shkak të informalitetit të lartë që ka në sektorin e turizmit, pasi hotelet edhe pse janë plot, edhe në pikun e sezonit turistik ata deklaronin se po shfrytëzojnë 50 maksimumi 60% të kapaciteteve të tyre.
Kjo fshehje e numrit real të akomodimeve, ka ndikuar negativisht në të ardhurat e buxhetit qendror por edhe tek të ardhurat e pushtetit vendor, pasi për rrjedhojë nuk është deklaruar xhiroja reale e bizneseve e nuk janë paguar taksa.
Komente

E megjithate,po t'i pyesesh,te thone i kemi te gjitha te prenotuara,zor se gjen nje dhome te lire!
Përgjigju