Për lexuesit e etur që duan të realizojnë ëndrrat e tyre apo imagjinatën e çuditshme të krijuar nga shkrime të ndryshme, janë krijuar libra të cilat nuk mund të lagen.
Dy hotele Key West në Florida, kanë krijuar bibliotekën nënujore që përfshin gjithçka nga Shakespeare dhe Yeats e deri tek Mark Twain.
Foto nga libri
Kjo do të thotë se nëse filloni njërën nga këto lexime klasike, mund të kaloni në mënyrë të sigurt nga karriget e dhomës në pishinë, plazh ose vaskë pa shqetësimin e faqeve të spërkatura ose të prishura nga uji.
Përdorimi i librave është i përfshirë për kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj në secilin hotel, por nëse doni që t’i keni edhe mund t’i blini ato libra.
Librat krijohen nga material plastik dhe nuk është prerë asnjë pemë për t’i prodhuar.
Ndoshta kjo mund të jetë një mënyrë e mirë ekologjike për prodhimin e tyre në të gjithë botën.