Xhani Topalli

Hotelieri grek tha se e mbyti me litar, del ekspertiza e vrasjes së biznesmenit shqiptar në Greqi: Vdiq nga goditjet në kokë

7 Shtator 2022, 09:47| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 10:01

  • Share

Vdekja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topalli, 46 vjeç, babai i tre fëmijëve, nga Rodosi, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 6 shtatorit, në zonën mes Psinthos dhe Afandos, ka ardhur si pasojë e dy goditjeve të forta në kokë.

Megjithëse pronari i hotelit, 53-vjeçari grek dhe djali i tij thanë se vdekja kishte ardhur për shkak të mbytjes, akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë deklaratë të tyre.

Të akuzuar për vrasjen e kontraktorit shqiptar, janë biznesmeni 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet dyshohet se janë financiare pasi biznesmeni grek i kishte disa mijëra euro borxh viktimës për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019.

Mirëpo babë e bir deklarojnë se ka ndodhur një aksident, pasi sipas tyre 46-vjeçari shqiptar ka shkuar në gjendje të dehur që t’u kërkojë lekët dhe se ka sulmuar djalin 20-vjeç.

Vrasja e 46-vjeçarit shqiptar ndodhi mbrëmjen e së dielës më 28 gusht, ditën kur edhe u zhduk. Nga ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të viktimës, është konstatuar se janë dy goditjet në kokë të cilat i kanë shkaktuar lëndime dhe si pasojë e plagëve 46-vjçari shqiptar ka ndërruar jetë.

Ora 20:12
‘Njëri e lidhi, tjetri e rrihte’ Si vranë babë e bir biznesmenin shqiptar në Greqi: Refuzuan t’i kthenin borxhin me vlerë 100 mijë euro

1662574420_xhanitopalli11500x281.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli nga hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij. Viktima shkonte disa herë në hotelin e tyre, për të marrë këste të borxhit me vlerë gati 100 mijë euro. Avokati i familjes, Minas Tserkis tha për iefimerida.gr se nisur nga goditjet në kokë, të cilat rezultuan fatale njëri e mbante të lidhur ndërsa tjetri e rrihte.

“Ishin goditjet në kokë që rezultuan fatale, njëri e mbante të lidhur, tjetri e rrihte.  

Të dy ishin të përfshirë në vrasje. Autorët e kishin të pamundur ta neutralizonin atë, këtë e vërteton edhe raporti mjekoligjor. Goditjet në kokë ishin fatale.”- tha avokati.

Ditën e sotme familja e viktimës ka udhëtuar drejt Shqipërisë për lamtumirën e fundit biznesmenit në atdhe.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?