Elda Hoti

Politikë

Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje

14 Janar, 12:51| Përditesimi: 14 Janar, 13:00

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti tha se pezullimi i përkohshëm i mësimit në 77 shkolla në vend, nuk lidhet me situatën e motit të keq, por me faktin sipas saj, që shkollat, 23 vetëm në bashkinë e Kurbinit, nuk kanë ngrohje.

“Dje ministria e Arsimit dhe Sportit për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, vendosi pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në të vendit. Nga 77 shkolla në gjithë  vendin të mbyllura që nuk kanë ngrohje apo e kanë të pa mundur prej borës të shkojnë dot në shkollë, 23 shkolla të mbyllura janë në Kurbin që nuk kanë ngrohje. Afërsisht 1/3 e gjithë shkollave të vendit që nuk afrojnë mundësi mësimi ndodhen në Kurbin.

A mban kush përgjegjësi? Do jenë një javë temperaturat e ulëta, një javë nxënësit do rrinë pa mësim? A i mungon Bashkise Kurbin sistemi i ngrohjes? Bashkia Kurbin është zhytur në luks dhe indiferencë, duke harruar qytetarët që vuajnë çdo ditë nga mungesa e kushteve bazike. Ndërsa ata qëndrojnë në zyrat e tyre komode, mijëra familje janë lënë në errësirë dhe shkollat pa ngrohje. Fëmijët nuk mund të ndjekin mësimin në kushte të tilla, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk marrin asnjë masë”, u shpreh ajo.

Në një deklaratë për mediat, Hoti tha se qytetarët po përballen edhe me mungesën e energjisë në mes të dimrit, ndërsa shigjetoi zv.kryeministren Belinda Balluku se mburret me arritje imagjinare. Ajo theksoi se ulja e çmimit të energjisë me 1 lek është tallje me qytetarët.

“Ulja e çmimit të energjisë me 1 lek nga qeveria është një tallje e hapur me qytetarët, kur mijëra familje në Qarkun e Lezhës janë prej ditësh në errësirë totale. Ministrja Balluku mburret me arritje imagjinare ndërsa qytetarët përballen me mungesën e energjisë në mes të dimrit, pa asnjë shpjegim apo zgjidhje konkrete.

Ky është një tregues i qartë i shkëputjes së qeverisë nga realiteti dhe nevojat e vërteta të njerëzve duke lënë të sëmurët fëmijët dhe të moshuarit në errësirë totale. Premtimet boshe dhe propagandat nuk ndezin dritat, nuk ngrohin shtëpitë dhe nuk ulin vuajtjet e qytetarëve. Është koha për përgjegjësi dhe veprime të menjëhershme jo për shoë dhe tallje”, tha Hoti.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 14/01/2025 13:16

    Prej sa ka ardhe Rama në pushtet, kanë mbete pa ngrohje këta shkolla?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?