Avdullah Hoti

Hoti: Dorëheqja e qeverisë Kurti është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të Kosovës

19 Qershor 2023, 16:30| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 16:37

  • Share

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

Në një reagim publik në Facebook, Hoti thotë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se ekonomisë së vendit tonë i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale.

“Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike. Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit , ka shkruar Hoti.

Prandaj ai beson se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 19/06/2023 20:41

    Dullhoti=Dullkoti=Letrahigjenike e rramushit@isës dy te korruptuarit e klyshe te Beogradit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?