Avdullah Hoti

Hoti: Pavarësimi ekonomik i grave konsolidon pozitën e tyre

25 Nëntor 2020, 11:22| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 11:25

  • Share

Në kuadër të Ditës Botërore kundër Dhunës ndaj Gruas, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se dhuna ndaj grave duhet të çrrënjoset.

Hoti tha se për të pasur një shoqëri të barabartë, duhet që gratë të fuqizohen edhe në aspektin ekonomik,  prandaj ai theksoi se janë ndarë dy milionë euro, që do t’iu dedikohen bizneseve që drejtohen nga gratë dhe janë prekur nga pandemia.

“Unë besoj që forma më e fuqishme e ndikimit afatgjatë dhe konsolidimit afatgjatë e pozitës së gruas në shoqëri është duke i pavarësuar ato ekonomikisht, financiarisht, duke i bërë kontribuuese të barabarta të ardhurave të familjes”, tha Hoti.

Sipas Hotit, ndonëse kjo shumë është e vogël megjithatë e zbut problemin, duke shtuar se gjyma e këtyre fondeve do të shpërndahen deri në fund të këtij viti.

Fushata për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave këtë vit në Kosovë shënohet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor përmes aktiviteteve të ndryshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?